Site icon Telegrafi

Shkodër, në zonat e përmbytura shkojnë edhe mjetet e para të ushtrisë

Prurjet e mëdha në lumenjtë Drin e Bunë si pasojë e reshjeve intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës.

Kryebashkiakja Voltana Ademi kërkoi më herët ndihmën e ushtrisë pasi rruga e fshatit Obot është bërë e pakalueshme dhe banorët janë izoluar.

Pas apelit të krye bashkiakes, në zonë janë parë edhe mjetet e para të Forcave të Armatosura.

Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 m ndërsa rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë, shkruan Ora News.

Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version