Site icon Telegrafi

Përmbytjet në Indi dhe Nepal, vendet shpërngulin rreth katër milionë banorë nga zona, ndërsa raportohet për 189 të vdekur

Rreth katër milionë njerëz në shtetin verior-lindor të Asamit dhe të Nepalit janë shpërngulur për shkak të përmbytjes së reshjeve, derisa dhjetëra u raportuan të zhdukur, kurse numri i viktimave u rrit në 189.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lumi Brahmaputra, i cili qarkullon nëpër Tibet, Indi dhe Bangladesh, ka dëmtuar disa zona duke shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut, deklaruan zyrtarët.

Ndërkohë, bëhet e ditur se 2.7 milionë njerëz në Assam u shpërngulën që nga fundi i muajit maj, për shkak reshjeve, duke marrë jetën e 79 personave, ndërsa dy të vdekur u raportuan brenda natës.

“Situata e përmbytjes është ende kritike për shkak të lumenjve”, tha një zyrtar për Reuters, Keshab Mahanta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version