Site icon Telegrafi

Përmbytjet, në Fier dhe Vlorë evakuohen disa familje

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë sërish përmbytje në disa zona në Fier dhe Vlorë.

Shtabi i Emergjencave ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim për të diskutuar mbi ndërhyrjet dhe masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar në këto zona, ku më problematikja mbetet Novosela dhe Ferrasi në të cilën ka nisur edhe evakuimi i disa familjeve.

Ministria e Mbrojtjes thekson se të angazhuar në evakuimin e familjeve të prekura nga përmbytjet janë mbi 100 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi, dhe efektivë të batalionit të Poshnjës në Berat.

Po kështu janë vënë në dispozicion edhe 5 mjete të tonazhit të rëndë nga Komanda Mbështetëse.

 

Exit mobile version