Telegrafi

Përmbytjet në Angli lanë një grua me një fobi nga shiu për 10 vjet – një raport tregon edhe për raste të tjera të pasojave psikologjike të vërshimeve!

Një grua që vuajti nga përmbytjet e mëdha të ndodhura në vitin 2007 zhvilloi një fobi 10-vjeçare nga uji i shiut.

Përmbytjet shkatërruan qytetin e Yorkshire Lindor dhe zonat përreth, pasi u goditën nga shiu për orë të tëra më 25 qershor.

Përafërsisht 8,800 shtëpi banimi, 1,300 biznese dhe 91 nga 99 shkolla në zonë u dëmtuan gjatë përmbytjeve të vitit 2007 që shkatërruan Hull dhe zonat përreth.

Kështu, gruaja e paidentifikuar ka rrëfyer se që nga ajo kohë zhurma e ujit të shiut në çatinë e saj e bëri atë të mendonte se do të kishte një përmbytje tjetër.

“U deshën 10 vjet para se të dëgjoja shiun në çatinë time dhe të mos kisha frikë”, ka thënë ajo, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Ajo shtoi: “Mendova menjëherë se do të kishte një përmbytje tjetër”.

Ndikimi psikologjik i katastrofës natyrore është zbuluar në një raport të ri nga Universiteti i Hull në emër të partneritetit Living with Water (LWW).

Ndër të anketuarit anonimë ishte një person tjetër që tha se gruaja e tyre kishte pësuar një ”dëmtim mendor” si rezultat i drejtpërdrejtë i përmbytjeve, ndërsa një tjetër përshkroi ndikimin në fëmijën e tyre të vogël.

“Shtatëvjeçarit tim iu kthye përsëri urinimi në shtrat”, thanë ata.

Një e anketuar tjetër, e cila pa rrëshqitjet e shumta të shtëpive pas përmbytjeve, shkoi më tej.

Ajo tha se burri i saj kishte vdekur në 2010, duke shtuar se ajo besonte se stresi i shkaktuar nga përmbytjet i kishte “shkurtuar” jetën.

Ndikimet e mirëqenies mendore dhe fizike të përmbytjeve në 2007 dhe 2013 janë theksuar nga raporti i studimit i Universitetit të Hull, i publikuar në qershor të këtij viti.

Mbi gjysma e të anketuarve, 51%, shtëpitë e të cilëve u përmbytën ose u dëmtuan nga përmbytjet në 2007 dhe/ose 2013 raportuan ndikime shëndetësore. /Telegrafi/