Telegrafi

Përmbytjet, banorët nisin vitin 2011 mes ankthit e lagështirës

Nata e ndërrimit të viteve për ta ka qenë si çdo natë tjetër, mes ankthit, të ftohtit e lagështirës. Disa prej tyre kanë ngritur një gotë në dhomat e konvikteve, ndërsa të tjerë duke parë rrënojat e banesave të tyre.

Ndërkohë që banorët e tjerë gëzonin në shtëpitë e tyre, banorëve të përmbytur u duhej të merreshin me riparimin e shtëpive.

Familjeve të cilat nuk kanë mundur të festojnë si çdo vit tjetër, u mbetet të shpresojnë që ky vit të mos jetë si i mëparshmi, që nisi e u mbyll me përmbytje. /News24/BW/Telegrafi/