Më shumë se 250 njerëz kanë vdekur shkaku i përmbytjeve në rajonin KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut. Autoritetet lokale i kanë bërë thirrje qeverisë qendrore të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Sasia e shiut që ka rënë në një ditë në pjesën e përmendur të Afrikës së Jugut është e barabartë me sasinë që bie zakonisht në një muaj.
Zyrtarët thonë se kjo është një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në historinë e vendit. Presidenti Cyril Ramaphosa vizitoi zonën e prekur nga përmbytjet.
Durban floods: 45 people killed as waters wash away homes in South Africa.
Scientists have suspected climate change has caused the worsening floods and droughts along the eastern coastline. #ClimateCrisis @GretaThunberg https://t.co/HCYT6UR0wH pic.twitter.com/8r5ylgIorX
— Fridays For Future Uganda (@Fridays4FutureU) April 12, 2022
Shumë persona figurojnë të zhdukur. Një numër i madh objektesh, rrugësh dhe infrastrukturë tjetër janë nën ujë. Banorët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve traumatike, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të mëdha.
Përmbytjet goditën gjithashtu një nga portet më të ngarkuara të Afrikës së Jugut. Nuk është e mundur të hyni në terminalet e portit sepse rrugët janë të përmbytura. Për shkak të kësaj, puna e portit u pezullua. Nuk janë në funksion më shumë se 900 transmetues për telefoninë celulare.
Shkencëtarët besojnë se përmbytjet janë rezultat i ndryshimeve klimatike. Më herët ata paralajmëruan se kjo pjesë e botës do të preket nga reshjet intensive për shkak të ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/
This is what #climatechange looks like in one of South Africa’s tourism hotspots. Sadly, so far 59 people lost their lives in these floods. Countless lost their homes and livelihoods. All the while, SA government wants to build more coal, gas and oil energy. #ClimateActionNow pic.twitter.com/UCjQO7x175
— Extinction Rebellion Cape Town (@CtxRebellion) April 13, 2022