Reshjet e shiut që kanë filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stamboll, kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të qytetit.
Guvernatori i Stambollit, Davut Gul dhe AFAD kanë paralajmëruar qytetarët se reshjet e dendura të shiut në qytet pritet të vazhdojnë deri në mëngjes.
“Të dashur stambollas, reshjet e dendura do të vazhdojnë deri në mëngjesin e ditës së nesërme. Ju lutemi evakuoni menjëherë nga zonat që rrezikohen të përmbyten”, tha ai.
Tashmë janë publikuar video të ndryshme në rrjetet sociale të përmbytjeve, ku një prej tyre është nga zona industriale, “Ikitelli”, automjetet kanë mbetur të bllokuara ndërsa rrugët janë përmbytur.
Një korrier me motor është tërhequr zvarrë përgjatë rrugës së përmbytur në İkitelli. Ai moment është regjistruar prej kamerave.
Meteorologët kanë paralajmëruar se reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë deri nesër në mëngjes në Stamboll. /Telegrafi/
📢 İstanbul'da kuvvetli yağış etkili oluyor: Vali Gül ve AFAD'dan art arda uyarı!
Video Haber 📺👇https://t.co/0P0xRhTBm7 pic.twitter.com/lZQ0fxKqal
— T24 (@t24comtr) September 28, 2023