Mbrëmja e së mërkurës ishte kritike për shumë qytete në Ballkan.
Reshjet e rrëmbyeshme që kanë rënë në këto qytete kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Edhe kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, përcjell Telegrafi, ishte prekur një shira të rrëmbyeshëm, ndërsa pamjet e publikuara në media sociale janë tronditëse.
Ndër vendet më të goditura në Serbi ishte paralagja e Beogradit, Banovo Brdo.
Nga një video që postuesi pretendon se është në rrugën Valjevskoj, shihet si uji rrëmben gjithçka që gjen para, duke përfshirë edhe njerëz.
Gjithçka ishte në kaos, uji mbushi trotuare e vërshoi shkallë.
Postuesi shkruan në përshkrimin e videos se njerëzit dolën në dritare nga britmat e ndryshme, sirenat e frikshme të zjarrfikësve.
“Në jetën time nuk kam përjetuar situatë më dramatike”, shkruante personi që kishte postuar videon në Youtube. /Telegrafi/