Katër persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë goditur Kastamonin në Turqi, e një person po konsiderohet i zhdukur, ka njoftuar sot agjencia për katastrofa dhe gjendje të jashtëzakonshme.
Jugu i Turqisë prej ditësh po ballafaqohet me vatra të shumta të zjarrit, dhe përmbytjet që goditën rajonet Bartin dhe Sinop përgjatë Detit të Zi, transmeton Telegrafi.
Autoritet kanë njoftuar se në rajonet e goditura po vazhdon evakuimi i qytetarëve me helikopterë – duke theksuar se disa rrugë janë mbyllur për shkak të dëmtimeve apo shembjes së urave.
https://twitter.com/trtworld/status/1425764497306816518?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1425764497306816518%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3746893%2Fpolave-starica-turska
Në një video mund të shihet se si ekipet e kërkim-shpëtimit, arrijnë ta shpëtojnë një grua të moshuar dhe familjen e saj që qëndronte në kulmin e shtëpisë.
Pamjet televizive tregojnë uji duke marrë me vete dhjetëra shtëpi dhe gjësendet tjera nëpër rrugë të qyteteve, e një video tjetër shihet sasia e madhe e baltës duke shembur shtëpinë. /Telegrafi/
BREAKING: Dozens missing after floods destroyed multiple houses and swept away vehicles in Kastamonu and Bartin provinces of Turkey pic.twitter.com/J8GHv0IdMq
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) August 11, 2021
Dozens of cars swept away and people left stranded on a gas station roof amid severe flooding in northern Turkey.
Turkish officials said at least one person was killed and others were missing in the floods but did not provide an exact number. https://t.co/7uqN5hevza pic.twitter.com/rbXJaj9qzA
— ABC News (@ABC) August 12, 2021