Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të ligë që ka goditur qytetin brazilian Rio de Janeiro, duke u shkaktuar kështu përmbytje nëpër rrugë.
Shpejtësia e erërave të fuqishme ka arritur në 110 kilometra në orë, kurse nga sasia e madhe e baltës shumë rrugë janë bllokuar, transmeton Telegrafi.
Moti i ligë më së shumti i ka dëmtuar lagjet e varfra të këtij qyteti. Kryetari i qytetit Rio Marselo Krivela, ka deklaruar se sasia e madhe e ujit ka qenë e papritur dhe si rezultat ka shkaktuar shumë viktima.
Ky mot i ligë ka ndodhur disa ditë pasi janë shënuar temperaturat shumë të larta, që po konsiderohen si më të lartat në 97 vitet e fundit të këtij qyteti, duke kaluar mbi 42 gradë celsius. /Telegrafi/
This is the rain in Rio de Janeiro tonight pic.twitter.com/KtdhCNHtrM
— Lúcia Guimarães (@luciaguimaraes) February 7, 2019
Hotel Sheraton #RiodeJaneiro #EstadodeCrise pic.twitter.com/gbjbKP4Rqb
— Iluminadinha👊🏼🏳️🌈 (@Iluminadinha) February 7, 2019