Ky është momenti rrëqethës, kur një çiklist “gëlltitet” për vdekje nga uji që ka vërshuar një pjesë të Brazilit pas përmbytjeve.
Marcelo da Silva, 43-vjeç, kishte ngecur me biçikletën e tij në ujërat e rrëmbyeshëm, që ishin krijuar pas sasisë së madhe të shiut që kishte rënë në Sao do Campo në periferi të Sao Paulo, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shfaqet burri me biçikletën e tij duke u munduar t’i shpëtojë vdekjes, por ujërat e rrëmbyeshëm e tërhoqën dhe e futën nën ujë.
Ai për disa momente u mundua të luftojë për jetë derisa në një moment humbi forcën dhe përfundoi nën ujë. Një grup qytetarësh janë munduar ta bëjnë zinxhirin me trupat e tyre me shpresën se do të arrijnë ta shpëtojnë. /Telegrafi/