Site icon Telegrafi

Përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës, veturat mbulohen nga uji

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë sjellë bllokimin e një pjese të autostradës Tiranë-Durrës. Uji ka arritur nivelin e 0.75 metrash, në segmenti pranë një karburanti, ndërsa policia ka devijuar qarkullimin në rrugën dytësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar patrulla shtesë për të parandaluar incidente të mundshme.

Në njoftimin e policisë bëhet apel për drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm kur lëvizin në autostradë.

Reshjet e shiut kanë filluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe kanë sjellë disa problematika në vend.

Situata pritet të rëndohet në orët në vijim, për shkak të shtimit të intensitetit të shirave. /Noa.al/

Exit mobile version