Site icon Telegrafi

Përmbytje dhe bllokim të rrugëve nga bora në zonat malore në Shqipëri

Reshjet e shiut dhe borës në zonat malore kanë shkaktuar shkaktuar përmbytje, bllokim të rrugës dhe mungesë të energjisë elektrike në të gjithë vendin.

Sasia më e lartë e reshjeve të regjistruara gjatë natës ka qenë në qarqet e Lezhës, Elbasanit, Shkodrës Korçës, ndërsa pjesa tjetër e vendit ka patur më pak reshje, njofton Ministria e Mbrojtjes. Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Hidrovoret janë në gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje.

Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme janë 25 mm, Prurjet janë 1350 m3/s.

Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës Koman-Vau i Dejës janë 40 mm, prurjet janë në Koman 650 m3/s dhe Vau i Dejës 130 m3/s. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version