Telegrafi

Përmbytja e varkës u merr jetën 6 emigrantëve, gruaja lind në bord

Gjashtë emigrantë humbën jetën jashtë Libisë në një varkë që u përmbys në det ndërsa 93 të tjerë u kthyen në Kohms nga Garda Bregdetare e vendit afrikan.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e bëri të njohur në Twitter, duke saktësuar se “midis tyre ishte edhe një grua që lindi një fëmijë në bord”.

Të gjithë emigrantët e sjellë në breg të detit u lanë të lirë, raporton Ora News.

Alarm Phone informon se “ata njerëz, të cilët na kishin thirrur ne, mund të ishin shpëtuar nga Mediterranea Saving Humans, por u kapën nga aleatët libianë të Evropës. 93 njerëz dhe foshnja e lindur në det u kthyen në Libi, një zonë lufte dhe gjashtë vdiqën”.

Në bord ishin tetë fëmijë dhe njëzet gra.