Për shkak të erës së fortë, një kamion me targa të Maqedonisë është përmbysur në autostradën Komotini-Ksanti në juglindje të Greqisë, ndërsa shoferi ka kaluar pa lëndime.
Sipas mediave lokale greke, aksidenti ka ndodhur natën mes së mërkurës dhe të enjtes, ndërsa që të nxirret kamioni nga autostrada së pari është përdorur vinç.
Sipas dëshmitarëve, për shkak të erës së fortë edhe një kamion tjetër ka pasur rrezik që të përmbyset dhe të shkaktohet aksident më i madh./Telegrafi/
Foto: Arkiv