Telegrafi

Përmbytet jugu i Shqipërisë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në pjesën jugore të Shqipërisë duke dëmtuar dhjetëra shtëpi. Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i qeverisë duke dërguar ekipe shpëtimi nga ana e ushtrisë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ministrja Mbrojtjes të Shqipërisë, Olta Xhacka duke shprehur se Forcat e Armatosura janë në terren.

“Po ndjekim minutë pas minute situatën në Gjirokastër dhe Zallbastar ku Forcat e Armatosura janë pranë komunitetit. Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga reshjet e dendura. Jemi pranë qytetarëve për çdo nevojë të mundshme.“ ka thënë ajo.

Ndërkaq, sipas Institutit Meterologjik reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Vetëm në orët e mbrëmjes do të ketë pakësim të reshjeve.

Vlen të theksohet Shqipëri vazhdimisht është e rrezikuar nga përmbytjet.