Telegrafi

Përmbytet anija me 45 imigrantë në Turqi

Një anije me 45 imigrantë u mbyt në jug të Turqisë.

Anijet luftarake dhe aeroplanët turq po kryejnë operacione kërkim-shpëtimi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Zyrtarët e ministrisë konfirmuan se në bord kishte imigrantë, raporton reuters.

Ministria tha se mori informacion të enjten mbrëma se anija po fundosej 259 kilometra në jug-perëndim të vendpushimit turk Kash.

Dy fregata të marinës turke, së bashku me një aeroplan, u dërguan për të kërkuar zonën pavarësisht motit të keq. /Telegrafi/