Telegrafi

Përmbyten disa rrugë dhe oborre në Tetovë, policia dhe zjarrfikësit në terren

Reshjet e fuqishme dhe intensive të shiut që vonë pasdite e kapluan komunën e Tetovës janë shkaku për rritjen e numrit të thirrjeve drejtuar zjarrfikësve nga ana e njerëzve të cilët kanë nevojë për intervenimin e tyre.

Zjarrfikësit thirrje të tillë morën nga Zhelina ku një furgon, për shkakt ë ujit të mbledhur tek nënkalimi në drejtim të Siriçinës mbeti i ngujuar në pjesën e vërshuar të korsisë. Katër zjarrfikësit të cilët ishin në intervenim me automjetin e tyre dhe tërheqjen me litar e nxorën automjetin për të cilin kishte 11 intervenime.

Policia po e rikahëzon komunikacionin afër bulevardit “Bllagoja Toska” në rreth rrotullimin e fundit afër kazermës ku rregullisht vërshohen korsitë, për shkak të intervenimit të ndërmarrjes komunale.

“Për momentin kemi intervenime rreth disa thirrjeve në Reçicë të Madhe dhe të Vogël, ku është pompuar ujë nga shtëpitë dhe oborret dhe bodrumet e tyre”, informoi Avni Ameti, shef i njësisë zjarrfikëse të Tetovës.

Para dx javësh, më 20 shtator, reshjet e fuqishme të shiut shkaktuan vërshime të pjesërishme të rrugëve, oborreve dhe shtëpive në qytet si dhe në Reçicë të Vogël.