Shtatë persona kanë humbur jetën në përmbysjet që kanë ndodhur në një fshat në jug të Marokut.
E gjithë ngjarja u zhvilluar derisa të rinjtë po shikonin ndeshjen e futbollit në stadium, transmeton Telegrafi.
Agjencia marokene e lajmeve MAP ka raportuar se në stadium po zhvillohej një ndeshje në Tarudant , rreth 600 kilometra në jug të Rabatit.
Në mesin e të vdekurve është edhe një 17-vjeçar, kurse për shkak të përmbysjeve personat që në ato momente ishin në stadium filluan të ngjiten nëpër kulmet e shtëpive që ishin në afërsi. /Telegrafi/