Telegrafi

Përmbysje, spektakël, gjashtë gola dhe në fund fiton Chelsea (Video)

Chelsea  ka arritur të triumfon në xhiron e nëntë të Ligës Premier.

Londinezët kanë fituar para shikuesve të vetë në stadiumin “Stamford Bridge” kundër Watfordit me rezultat 4-2.

Të besuarit e Antonio Conte erdhën të parët në epërsi përmes një goli të Pedro Rodriguezit.

Ky i fundit shënoi një supergol në të 12 minutë, kur dërgoi një goditje të fuqishme prej një distance rreth 18 metrave, i cili me ndihmën e shtyllës solli londinezët në epërsi.

https://youtu.be/blLMA-8Krl8?t=2

Por, në vazhdim skuadra mysafire tregoi lojë më të bukur, e cila gjë i solli edhe dy gola të bukur.

Fillimisht, rezultati u barazua në kohën shtesë të pjesës së parë, kur gol shënoi Doucoure.

Festa e lojtarëve të Watfordit

Edhe në minutat e parë të pjesës së parë të besuarit e Marco Silvas kaluan në epërsi.

Ishte Perreyra që realizoi golin e dytë për Watfordin në të katërtën minutë të 45 minutshit të dytë.

Megjithatë, Michy Batschayi barazoi rezultatin përmes në goli të shënuar me kokë në të 71 minutë.

Tre minuta para fundit të takimit Cesar Azpilicueta shënoi golin e tretë për Chelsean.

https://youtu.be/PAXbrf5ihdE?t=2

Batschayi vulosi rezultatin përfundimtar në sekondat e fundit të takimit përmes golit të dytë personal, përkatësisht të rezultatit final 4-2.

Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e katërt me 16 pikë ndërsa një vend më poshtë është Watfordi në saje të 15 pikëve. /Telegrafi/

https://youtu.be/nhmt0PLStn4

https://www.youtube.com/watch?v=gpj5IdrBNww