Telegrafi

Përmbytje në Arabinë Saudite, Sahara shndërrohet për herë të parë në histori në një “det” – humbin jetën 30 persona (Video)

Arabia Saudite është duke u përballur me përmbytje gjatë këtij muaji. Autoritetet saudite deri më tani kanë konfirmuar se 30 persona kanë humbur jetën.

Gjatë vikendit të kaluar ka mbretëruar një situatë kritike në zonat e prekura, siç edhe mund të shihet në videot e publikuara më poshtë, transmeton Telegrafi.

Në videon e parë mund të shihen veturat që lëvizin nëpër ujin që e ka mbuluar Saharën, kurse në videon e dytë veturat qëndrojnë të ndalura derisa nivelit i ujit rritet.

Shumë banorë kanë pranuar se përmbysjet e kanë shndërruar vendin në një det, që deri më tani askush nuk ka pasur rastin ta shoh në këtë vend.

Sipas autoriteteve kompetente gjatë javës së kaluar janë shpëtuar 1,480 persona, ku shumica prej tyre jetojnë në Riad. Në zonat e prekura nga përmbysjet janë evakuuar 3,865 persona, derisa 2 mijë tjerë janë dërguar në zona më të sigurta.

Mbrojtja civile u ka bërë thirrje sauditëve që të mos udhëtojnë nëpër zonat e prekura nga përmbysjet.

Guvernatori i provincës saudite Kasim ka urdhëruar formimin e një komisioni që do të të vlerësojnë dëmet materiale. /Telegrafi/