Një tren doli nga shinat në afërsi të kryeqytetit maroken, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, tha një zyrtar hekurudhor.
“Përmbysja e trenit ka vrarë gjashtë persona sipas të dhënave të fundit dhe ka lënë 86 të plagosur në gjendje të rëndë”, tha për gazetarët në vendin e ngjarjes, Mohamed Rabie Khlie, kreu i kompanisë kombëtare hekurudhore të ONCF të mbretërisë.
“Një hetim është hapur për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, tha Khlie.
Një fotograf i AFP tha se ekipet e shpëtimit po punonin për të rimarrë trupat nga treni i përmbysur, përcjell oranews.tv.
Përplasja ndodhi rreth 20 kilometra në veri të Rabatit midis qyteteve Kenitra dhe Sale, me mediat lokale duke thënë se makinisti i trenit ishte midis të vdekurve.
Mbreti Mohammed VI tha se do të paguante shpenzimet e varrimit të viktimave dhe për trajtimin e të lënduarve, të cilët u dërguan në spitalin ushtarak të Rabatit.
VIDEO: A train derailed near the Moroccan capital killing at least six people and injuring more than 70 othershttps://t.co/VESjllYsyc pic.twitter.com/g1bj7veRzE
— AFP news agency (@AFP) October 16, 2018