Telegrafi

Rrokulliset kamioni që ishte nisur nga Tirana për Kosovë, ndërron jetë shoferi

Një kamion është rrokullisur në Rrugën e Kombit, duke lënë të vdekur në vend shoferin.

Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur Kolsh.

Kamioni ishte i ngarkuar me dërrasa dhe po vinte nga Tirana për në Kosovë.

Fillimisht mjeti është përplasur me trafikndarësen, e më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar korsia e autostradës Kolsh-Kukës Morinë./TCh