Një kamion me ngarkesë gruri është aksidentuar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë është derdhur në rrugë një pjesë e madhe e grurit që mbante brenda.
Aksidenti ka krijuar trafik në autostradë, që ka bllokuar qarkullimin e automjeteve të tjera.
Gruri është shpërndarë në të dyja anët e rrugës.
Lajmi vjen disa ditë pasi një anije me ngarkesë me grurë nga Ukraina mbërriti në portin e Durrësit.
Mendohet se ngarkesa e grurit e derdhur në autostradë vjen pikërisht nga Ukraina. /Telegrafi/