Rezidenca në vlerë 12 milionë funte e aktorit George Clooney u përmbyt në ujë pas reshjeve të mëdha në fshatin e tij.
Rruga automobilistike e aktorit hollivudian u përmbyt dhe kopshti i tij, duke përfshirë një fushë tenisi, ishin zhytur në ujë me baltë, shkruan The Sun.
Clooney, 59 vjeç, ka shpenzuar miliona në pronën e cila ndodhet në pranë brigjeve të lumit ‘Thames’ në Berkshire, ku ai jeton me gruan e tij avokate Amal, 43 vjeçe.
Aty pranë, përmbytjet kanë shkaktuar mjerim edhe për të famshme Debbie McGee, 62 vjeçe.
Shtëpia e saj u pa e rrethuar me ujë nga përmbytja dje, duke e bërë gati të pamundur afrimin nga rruga.
Reshjet e mëdha të shiut kanë vështirësuar qarkullimin e veturave, të cilat janë detyruar të kalojnë nëpër rrugët e përmbytura në Mountsorrel, Leics.
Me një problem të tillë po përballen shumë persona që jetojnë në Londër dhe vendet përreth, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut. /Telegrafi/