Telegrafi

Përmbyset barka me 51 udhëtarë, tetë të vdekur dhe tri foshnja të zhdukura (Foto)

Së paku tetë persona janë mbytur dhe tre të tjerë janë të zhdukur, pasi një barkë me 51 udhëtarë është përmbysur në brigjet e Borneos së Indonezisë.

Forcat e rendit kanë nisur menjëherë misionin e shpëtimit, duke i siguruar të shpëtuarit, teksa po kërkojnë fëmijët që humbën pa gjurmë, transmeton Telegrafi.

Raportet zyrtare tregojnë se në barkë ishin të regjistruar 48 pasagjerë, ndërsa tre të vegjël për të cilët nuk duhej pagesë, nuk ishin në listë.

Procesi i nxjerrjes së barkës

Ende nuk dihet arsyet e përmbysjes, ndërsa po bëhen hetime të hollësishme për të zbardhur rastin.

Aksidente të ngjashme janë të shpeshta në Indonezi, si pasojë e lundrave të dobëta dhe sistemit të brishtë të sigurisë. /Telegrafi/