Telegrafi

Përmbyset automjeti në Vlorë, shpëton për mrekulli shoferja

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mjeti tip “Golf” ka goditur një mjet të parkuar në rrugë dhe është kthyer përmbys.

Fatmirësisht drejtuesja e automjetit ka shpëtuar pa lëndime.