Telegrafi

Përmbyset autobusi me punonjës në Manastir, pesë të lënduar

Këtë mëngjes, në orën 6:30, pranë fabrikës “Kromberg dhe Schubert”, ndodhi një aksident trafiku, ku u përmbys autobusi me punonjës.

Këto janë njohuritë fillestare të policisë së Manastirit, ku ata konfirmojnë ngjarjen dhe thonë se pesë persona janë plagosur gjatë aksidentit, por se janë jashtë rrezikut të jetës.

Informacione më të detajuara për këtë aksident priten gjatë ditës.