Telegrafi

Përmbyset autobusi me pasagjerë në Turqi, vdesin gjashtë persona

Gjashtë persona humbën jetën në Turqi si dhe 25 të tjerë pësuan lëndime si pasojë e përmbysjes së autobusit në qytetin Kirklareli.

Si rrjedhojë e kësaj, në vendngjarje janë mobilizuar një numër i madh ekipesh shëndetësore, sigurie dhe zjarrfikëse, transmeton Telegrafi.

Shumë të lënduar u dërguan në spital.

Siç raportohet nga mediet turke autobusi i pasagjerëve po udhëtonte nga Edrene në Bodrum, derisa u përmbys në Luleburgaz.

Në mesin e 6 viktimave është edhe një fëmijë. /Telegrafi/