Telegrafi

Përmbyset Arsenali, barazon Schalke

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Georgios Karaiskaaki’, Tomas Rosicky i kaloi mysafirët në epërsi (38’) dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Mirëpo, në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë, me anë të Giannis Maniatis (64’) dhe Konstantinos Mitroglou, për ta fituar takimin.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Schalke ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Montpellier.

Në krye të këtij grupi është Schalke me 12 pikë, dy më shumë se Arsenali në vend të dytë, ndërsa Olympiakosi kualifikohet në Europa League. /Telegrafi/