Site icon Telegrafi

Përmbyllje solemne e projektit “Përkrahje për Sekretariatin për çështje evropiane”

Zëvendëskryeministri për integrime evropiane Arbër Ademi, së bashku me ambasadore gjermane Christine Althauser kanë marrë pjesë në përmbylljen solemne të projektit të realizuar me sukses “Përkrahje për Sekretariatin për çështje evropiane” të mbështetur nga Agjencia gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ dhe  Sekretariatit për çështje evropiane, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast Ademi e ka shprehur rëndësinë e bashkëpunimi dypalësh midis Maqedonisë dhe Gjermanisë, si dhe mbështetjen nga qeveria gjermane në zbatimin e reformave të domosdoshme për vazhdimin e rrugës euroatlantike.

„Sekretariat për çështje evropiane si trupi kryesor koordinues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në dy dhjetëvjeçaret e fundit, vazhdimisht  e ka pasur mbështetjen nga Gjermania në procesin e aderimit të Maqedonisë në BE dhe zbatimin e reformave të nevojshme.“ ka thënë Ademi.

Ky projekt ka zgjatur tre vite dhe gjatë zbatimit të tij janë realizuar mbi 40 aktivitete, në të cilët përmes punëtorive, trajnimeve dhe prezantime kanë marrë pjesë rreth 1.600 persona./Telegrafi/

Exit mobile version