Në kuadër të kampanjës KOSOVA: vendi im, rrugëtimi jonë, është organizuar takimi i parë në qytetin e Istogut.
Të pranishëm ishin panelistë të profileve të ndryshme, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtar të qeverisjes lokale dhe sektorit privat të cilët treguan rrugëtimin e tyre të suksesit dhe të arriturave përgjate këtyre viteve.
Të pranishmit diskutuan edhe vizionin e tyre për sektorin e punës së tyre përgjate 20 viteve.
Mentor Bojku nga Outdoor Kosova tregoi për sfidat nëpër të cilat ka kaluar biznesi i tij, punën e bërë deri më tash dhe të arriturat duke i dhënë shtytje dhe motiv të rinjëve që të besojnë në vlerat dhe idetë e tyre.
Nga ana tjetër, zonja Shpresa Agushi, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Organizatave të grave rome,ashkalike dhe egjiptase të Kosovës e cila tha se se përgjatë 20 viteve të punës së saj është angazhuar për të drejtat e vajzave dhe grave të komunitetit rom,ashkali dhe egjiptas dhe si rezultat i këtij angazhimi është themeluar edhe organizata të cilën ajo e drejton.
USAID do të vazhdojë me takime të ngjashme edhe nëpër komunat e tjera të Kosovës, duke nxitur kështu forma të angazhimit për një të ardhme më të mirë, gjithashtu përmes tregimeve të suksesshme të profileve dhe sektoreve të ndryshëm të promovojnë mundësitë për zhvillim në sektor të ndryshëm.