Në autostradën Veles – Katllanovë, sot do të shënohet përfundimi i projektit për rindërtimin e urave të Korridorit 10, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë aktivitet është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të transportit, Vllado Misajllovski dhe përfaqësuesve të NATO-së.
Projekti është realizuar në bashkëpunim me aleancën e NATO-s, ndërkaq janë rindërtuar 64 ura. Projekti ka kaluar në tre faza./Telegrafi/