Telegrafi

Përmbyllet projekti “Standardet të BE-së për MD-në”

Projekti “Standardet e BE-së për Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë” përgjatë 40 muajve të fundit është përqendruar në përmirësimin e kapaciteteve profesionale në MD, duke shtuar zgjidhjen alternative të kontesteve dhe duke mbështetur zvogëlimin e lëndëve në pritje në gjykatën civile.

Zyrtarët nga Gjermania, Austria, Sllovenia dhe shtetet tjera anëtare të BE-së kanë punuar së bashku me kolegët e tyre të Kosovës.

“Është përfshirë mjaft shumë në trajnimin e ndërmjetësuesve të ardhshëm dhe atyre tashmë të certifikuar. Për të mbështetur shërbimet korrektuese dhe provuese të Kosovës janë organizuar punëtori dhe janë hartuar materiale për performancën e tanishme të kryerjes së detyrave. Në fund, janë trajnuar gjyqtarë me pikëpamjet se si të zvogëlohet numri i lëndëve në pritje në gjykatat civile”, thuhet në kumtesë.

Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë përkrahjen e saj për Ministrinë e Drejtësisë me projektin e ri të binjakëzimit, i cili do të fillojë në vitin 2013 i cili përqendrohet në bashkëpunimin ligjor ndërkombëtar. /Telegrafi/