Site icon Telegrafi

Përmbyllet projekti për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror në Gostivar

Komuna e Gostivarit me një komunikatë drejtuar Telegrafit në Maqedoni informon opinionin se është përmbyllur me sukses projekti për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror që u realizua me nxënësit e shkollave të mesme të Gostivarit.

“Komuna e Gostivarit në vazhdimësi ka qenë në mbështetje të të rinjve përmes mbështetjes së shumë iniciativave dhe projekteve. Në majën e listës së prioriteteve çdoherë kanë qenë të rinjtë dhe mbështetja për ata. Komuna e Gostivarit është një nga Komunat e vetme në Maqedoni dhe rajon që formoi Këshillin Rinor dhe që ndan mjete financiare për projekte dhe aktivitete të të rinjve. Po ashtu, është ndër komunat e rralla që me iniciativë të Këshillit Rinor mbështeti dhe ndihmoi formimin e Bashkësive të nxënësve. Komuna e Gostivarit do të vazhdon të mbështet idetë, iniciativat dhe projektet e Këshillit Rinor dhe të Bashkësive të Nxënësve, sepse vlerësojmë se të rinjtë janë e ardhmja e shoqërisë dhe duhet tu kushtohet vëmendje”, tha Saiti, përgjegjës i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh.

Projekti u realizua përmes Organizatës për mbështetje të të rinjve Platforma për Fuqizimin e të Rinjve”, dhe përkrahje të Këshillit Rinor, Komunës së Gostivarit dhe Ambasadës Amerikane në Shkup, zgjati gjashtë muaj dhe janë realizuar gjashtë tema me gjithsej 24 trajnime./Telegrafi/

Exit mobile version