Fundjavën që lamë pas përfundoi gara e shtatë malore në kuadër të Kampionatit Kodrinor/Malor FASK-EUROGOMA 2014.
Kjo garë u zhvillua nga Federata e Kosovës FASK-Eurogoma dhe ACA (Federata Automobilistike e Shqipërisë) nën vëzhgim të zyrtarëve të FIA-s.
Gara është mbajtur në “Rrugën e Malit” në qytetin e Krujës (në start lartësia 791 metra mbi nivelin e detit) dhe finish lartësia 1.118 metër mbi nivelin e detit) tërësisht në territorin e Qytetit të Krujës. Në këtë garë morën pjesë afërsisht 30 garues nga Kosova dhe Shqipëria.
Gara përfundoi pa ndonjë incident serioz dhe rezultatin më të mirë në plasman gjeneral, individual dhe njëkohësisht kohën rekord të shtegut e arriti garuesi nga A.K. “P.R.T”, Valdet Krasniqi, me veturën e tij Lancia HF Turbo Integrale, kohën rekorde 02:28:343 për një lëshim.
Ndërsa në kategoritë tjera përkatëse u shquan:
Deri në mbylljen e këtij sezoni pritet të mbahet edhe një garë malore dhe një rrethore në qytetin e Prishtinës, për datat e organizimit do të njoftoheni me kohë.