Site icon Telegrafi

Përmbyllet fushata për ndërmjetësimin

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Ministria e Drejtësisë, Ambasada e Norvegjisë, dhe Kolegji “ILRIA” do të shpërblejnë tri punimet më të mira me temë “Ndërmjetësimi si mënyrë alternative e zgjedhjes së mosmarrëveshjeve mes palëve” në një ceremoni rasti që do të mbahet sot.

Ngjarja është rezultat i fushatës së filluar një muaj më parë me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve, me theks të veçantë rinisë, për rëndësinë e zhvillimit të mëtejmë dhe promovimit të ndërmjetësimit.

Në kuadër të fushatës, janë mbajtur prezantime për studentë të Fakultetit Juridik dhe është lansuar gara për tekstin më të mirë. Janë pranuar 20 punime prej të cilave paneli vlerësues zgjodhi tri më të mirat. /Telegrafi/

Exit mobile version