Telegrafi

Përmbyllet edicioni i 11-të i EtnoFest

Foto: Facebook

Në fshatin Kukaj të Prishtinës është përmbyllur edicioni i 11-të i Festivalit EtnoFest.

Në natën përmbyllëse i pranishëm ka qenë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ky i fundit theksoi se iniciativa dhe koncepte të tilla janë shembuj se si mund të ruhen, prezantohen dhe promovohen traditat tona.

Foto: Facebook

Potimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Përmbyllet edicioni i 11-të i EtnoFest

Mbrëmë në fshatin Kukaj u përmbyllë festivali EtnoFest me ceremoninë e çmimeve, festival i cili tash e 11-të vite bënë bashkë dashamirës të traditës, folklorit dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Gjatë ceremonisë, Ministri Hajrulla Çeku tha se iniciativa dhe koncepte të tilla janë shembuj se si mund të ruhen, prezantohen dhe promovohen traditat tona. Gjithashtu EtnoFest shërben si mostër e shkëlqyer se si mund të transformohet një hapësirë për t’i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik”. /Telegrafi/