Telegrafi

Përmbyllet aktiviteti “Ditët e filmit kosovar për mërgatën”

Ky aktivitet, i zhvilluar nga Zyra për çështje jorezidente e kryeministrit të Kosovës, ka zgjuar interesim të kënaqshëm, tha udhëheqësja për kulturë dhe arsim të mërgatës në këtë zyrë, Arta Kallaba.

Gjatë javës janë shfaqur filmat e prodhimit kosovar, “Kukumi” me regji të Isa Qosjes, “Anatema” me regji të Agim Sopit, “Kur pranvera vonohet” film i Ekrem Kryeziut, “Njeriu prej dheu” i Agim Sopit dhe filmi “Lepuri me pesë këmbë” i Ismail Ymerit.

“Ditët e filmit kosovar për mërgatën” sivjet janë mbajtur vetëm në Prishtinë, por sipas organizatorëve ka mundësi që në të ardhmen të organizohet edhe nëpër qytete tjera të vendit. /rtk/telegrafi/