Site icon Telegrafi

Përmbyllen Ditët e Trashëgimisë Evropiane

Ministri i Kulturës…, Valton Beqiri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Mahir Yagcilar, Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Daviddi dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Pieter Feith, kanë ndarë pikëpamje të përbashkëta në lidhje me arritjet dhe sfidat që mbeten për trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Ditët e Trashëgimisë Evropiane shkojnë përtej idesë së promovimit të qasjes në monumentet dhe objektet kulturore. Ato synojnë që t’i sjellin qytetarët më afër trashëgimisë së tyre kulturore dhe të rrisin vetëdijen për ta kuptuar më mirë atë, në bazë të larmisë së kulturave dhe gjuhëve të pranishme.

Me këtë rast, Daviddi dhe Feith theksuan rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe fetare, që është pjesë e objektivave të politikave të BE-së në Kosovë. BE-ja mbështet autoritetet e Kosovës në nxitjen e promovimit të larmisë kulturore, qëndrueshmërinë afatgjate të të gjitha objekteve kulturore në Kosovë, si dhe në përmbushjen e sfidave të perspektivës së tyre evropiane.

“Mes sektorëve të ndryshëm ku Komisioni Evropian i mbështet autoritetet dhe shoqërinë kosovare, një numër i konsiderueshëm i projekteve të financuara nga BE-ja kanë për pikësynim mbrojtjen dhe promovimin e larmisë së trashëgimisë kulturore. Larmia kulturore është në zemër të Bashkimit Evropian, ndërsa nisma e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane kontribuon me të madhe në promovimin e trashëgimisë së përbashkët që kemi në Evropë, qoftë përmes trashëgimisë jomateriale si traditat rajonale dhe lokale, ose trashëgimisë materiale siç janë objektet e ndryshme kulturore dhe fetare, ose artizanati”, është shprehur Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Daviddi.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesi Special i BE-së, Pieter Feith, është shprehur: “Ne e ndajmë përkushtimin e përbashkët për një qasje shumetnike ndaj trashëgimisë kulturore dhe llojllojshmërisë së ngjarjeve ku kemi qenë dëshmitarë gjatë Ditëve të Trashëgimisë Evropiane, e që janë tregues i forcimit të lidhjeve mes pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme dhe vlerësimit të përbashkët për trashëgiminë e pasur kulturore në Kosovë. Ditët e Trashëgimisë Evropiane na rikujtojnë neve edhe rreziqet e rëndësishme me të cilat përballet trashëgimia e Kosovës, mbi të gjitha zgjerimi shumë i shpejtë urban. Zonat e mbrojtura janë të rëndësishme pasi që ato sigurojnë që çdo zhvillim i propozuar të jetë në harmoni me objektet historike, ashtu që ne të gjithë së bashku të mund të sigurojmë se të gjitha objektet mbeten të mbrojtura”./Telegrafi/

Exit mobile version