Në mungesë kuorumi, pasi munguan asamblistët e LDK-së dhe PDK-së, ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton KTV.
Pos tyre, prezentë në sallën e kuvendit nuk ishin as ekzekutivi, ani pse mbledhja e jashtëzakonshme ishte thirrur nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
Në këtë mbledhje në rend dite ishin dy pika që kanë të bëjnë me dhënien në shfrytëzim të pronës së Komunës për Ambasadën e Shqipërisë.
Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar nëpërmes një komunikate, duke thënë se thirrja e kësaj mbledhjeje të jashtëzakonshme është tendencioze dhe e paligjshme.
Sipas tyre, këto pika vijnë me qëllim të hedhjes poshtë krejtësisht të vendimit, të cilin e kishte nxjerrë Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 24 qershor 2007, vendim me të cilin kjo pronë i jepej në shfrytëzim LDK-së për ndërtimin e selisë.
LDK-ja kërkon sqarime nga qeverisja komunale pse është zgjedhur pikërisht kjo parcelë dhe pse duhej thirrur seancë të jashtëzakonshme, kur për pronën për ndërtimin e objektit të Ambasadës Kuvendi ka marrë vendim në maj të vitit 2015.
Drejtori i Ndërmarrjes “Hortikultura”, Isak Rakovica, ka thënë se ndërmarrja është 100 për qind pronë e komunës, andaj ata do të zbatojnë çdo vendim të komunës