Telegrafi

Përmbledhje nga Apeli, për rastin “Drenica” (Video)

Trupi gjykues i Apelit, që ka nisur shqyrtimin e rastit ‘Drenica’, e ka bërë të qartë qysh në fillim të gjykimit se nuk frikësohet e as nuk ndjehet i kërcënuar për të shqyrtuar raste të personave të fuqishëm, siç janë disa nga të dënuarit e Grupit Drenica, raporton KTV.

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci e të tjerët janë të dënuar me 3-12 vjet burgim për krime lufte.

Gjykata e Apelit ka nisur shqyrtimin e ankesave të tyre për këto dënime.

Me të nisur seanca, kryetari i trupit gjykues ka ndaluar mediet që të fotografojnë trupin gjykues për shkaqe sigurie.

Gjyqtari i Themelores, Darius Sileciki, ishte pre e shumë kritikave publike.

Në një protestë në përkrahje të Grupit Drenica, parulla kryesore ishte ‘Darius, ki kujdes’. Palët kanë kërkuar lirim të tyre ose rigjykim në shkallën e parë. Por, Prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet vendimi nga shkalla e dytë dhe dënimi për Lushtakun e Selimin të rritet.

Për të shqyrtuar ankesat e mbrojtjes së të dënuarve në rastin Drenica, do të mbahen edhe dy seanca tjera. Megjithatë, vendimi nuk do të merret për së paku edhe disa muaj.