Site icon Telegrafi

Përmbledhje e zhvillimeve nga Samiti i Parisit (Video)

Në draft-deklaratën e Samitit të Parisit, me 11 pika rikonfirmohet e ardhmja evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe vlerësohen përpjekjet që çdo shtet ka bërë deri më sot, raporton KTV.

Deklarata nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimi i potencialit hidroenergjetik. Draft-deklarata thekson se perspektiva e gjeneratës së re është rruga që do të sigurojë stabilitetin e Ballkanit, për çka është hedhur ideja e shkëmbimit të nëpunësve të rinj civilë në rajon.

Në samit ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Në kuadër të samitit janë nënshkruar një sërë marrëveshjes për ndihmë shteteve të rajonit, ku nga to Kosova ka përfituar një projekt në formë kredie të butë, në vlerë prej 66 milionë eurosh.

Thesari i shtetit të Francës ka akorduar kredinë me të cilën qeveria e Kosovës synon të realizojë projektin për përpunimin e ujërave të ndotura të Prishtinës.

Exit mobile version