Me këto rroba tradicionale shqiptare erdhi nga Suhareka për të protestuar në Prishtinë. Rrahim Hoxha solli me vete një porosi për presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa.
Në parkingun e pallatit të rinisë në kryeqytet erdhën edhe nga Ferizaj me të vetmin qëllim për të mos lejuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi
Se nuk do të kursehen e thanë edhe mitrovicasit.
E njëri ka një apel për Policinë, por dikush e din pse po proteston po nuk po mund të ja qëllon emrit.
Prapa Pallatit të Rinisë u zbrazën 17 autobusë me qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës të cilët u drejtuan drejt sheshit “Skëndërbeu” për të protestuar.
Nënkryetari i Vetëvendosjes në Pejë, Taulant Kelmendi, ka gjetur fajtorin për numrin jo të dëshirueshëm të protestuesve.
Megjithatëm nga protesta, rugovasi Zenel Nikçi po thotë se u kthye më i lehtësuar.
Por, meritat për tërheqjen e demarkacionit nga kuvendi, Fazli Krasniqi nga Gjakova, nuk po ia lë protestuesve, po deputetëve të listës serbe, të cilët nuk morën pjesë në seancë.
Me gjashtë autobusë nëpër shtëpitë e tyre nga qytete të ndryshme të vendit, u kthyen nga protesta edhe policët. /Klan Kosova/
https://youtu.be/S-4To1JHerg