Telegrafi

Përmbledhje e pritjeve të De Geas ndaj Tottenhamit, asnjë portier si spanjolli këtë sezon në PL

David De Gea ndaj Tottenhamit (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi fitoi derbin e javës në Ligën Premier ndaj Tottenhamit me rezultat 0-1.

Më meritori për këtë triumf të Djajve të Kuq ishte David De Gea, i cili bëri 11 pritje fantastike në pjesën e dytë.

Spurs në pjesën e parë nuk gjuajtën asnjëherë në portën e Unitedit, por në 45 minutat e dytë ishte një tjetër pasqyrë e ndeshjes. Sa vinte ndeshja nga fundit vendasit vetëm se shtonin presionin te gola e Man Utd.

Por, duket se portieri spanjoll ishte në formë dhe arriti të mbrojë të gjitha gjuajtjet e lojtarëve të Tottenhamit.

Me 11 pritje të realizuara nga 28-vjeçari, asnjë portier këtë sezon në Ligën Premier nuk ka arritur të bëjë më shumë pritje gjatë një ndeshje.

Kjo është hera e parë për spanjollin që arrin ta mbajë portën e paprekur në dy ndeshje radhazi për Unitedin që nga janari i 2018 (katër ndeshje në atë periudhë).

Vlen të theksohet se Djajtë e Kuq nuk kanë humbur asnjë ndeshje në Ligën Premier që nga emërimi i Ole Gunnar Solskjaer, me këtë rast tekniku norvegjez futet në histori të klubit duke fituar gjashtë ndeshjet e para. /Telegrafi/