Zlatan Ibrahimovic është 40-vjeçar, por ai nuk po tregon absolutisht asnjë shenjë të ngadalësimit.
Suedezi është ende duke luajtur në nivelin më të lartë pasi ai konkurron për titullin e Serie A me Milanin, ndërsa luan edhe në Ligën e Kampionëve.
Dhe ai dëshmoi se e ka ende shumë për të dhënë, dhe këtë e shfaqi më së miri në derbin ndaj Romës të dielën mbrëma.
https://twitter.com/Faavela1/status/1454906976446656512?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1454906976446656512%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1777679-zlatan-ibrahimovic-ac-milan-striker-produces-legendary-performance-vs-roma
Pasi Napoli kishte mposhtur me vështirësi Salernitanën më herët gjatë ditës, Milani e dinte se duhej të fitonte për të qëndruar në nivel pikësh me ta në krye të tabelës.
Dhe ata bënë pikërisht këtë, falë Zlatanit.
Suedezi shënoi golin e parë të takimit në minutën e 26-të, duke e lënë të shtangur portieri Rui Patricio nga gjuajtja e lirë.
Roma fans were chanting “Sei uno zingaro (you are a gypsy)” in reference to Ibrahimovic. After scoring Zlatan told them to sing louder and was booked by the referee
[via @Guillaumemp] pic.twitter.com/gn6klA6fly
— Milan Eye (@MilanEye) October 31, 2021
Ky ishte goli i tij i 400-të në karrierë dhe i 150-ti në Serie A.
Megjithatë, para se të rifillonte ndeshja, Zlatan mori një karton të verdhë.
Tifozët vendas iu kthyen me fyerje golashënuesit, duke i brohoritur Ibrahimovicit “Sei uno zingaro (ti je cigan)”. Ai u përgjigj duke tundur krahët dhe u tha të këndonin më fort. Kjo i dha atij një karton të verdhë.
Zlatan and Rafael Leao are an unfair duo I can’t believe this was waved off #ForzaMilan pic.twitter.com/2Ww09ETrFW
— matt 🏄♂️ (@CFC_BaldKante) October 31, 2021
Më vonë në pjesën e parë, ai pothuajse regjistroi një asistim për Rafael Leaon, por goli i këtij të fundit u anuluar për pozitë jashtë loje nga VAR-i.
Zlatan u përballë sërish me VAR-in menjëherë pas pjesës së parë, pasi gjithashtu iu anulua goli për pozitë jashtë loje. Megjithatë, pak më vonë, ai u faulua nga Roger Ibanez brenda zonës së penalltisë, duke lejuar Franck Kessie të kalonte Milanin në avantazh 2-0.
https://twitter.com/Faavela1/status/1454918704077156358?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1454918704077156358%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1777679-zlatan-ibrahimovic-ac-milan-striker-produces-legendary-performance-vs-roma
Nata e Ibrahimovic përfundoi, pasi veterani u zëvendësua me Olivier Giroud. Çfarë nate për të.
Theo Hernandez u përjashtua me karton të kuq për ekipin mysafir menjëherë më pas, por ata arkëtuan të tre pikët pavarësisht se Stephan El Shaarawy shënoi një gol në fund kundër ish-skuadrës së tij. /Telegrafi/