Site icon Telegrafi

Përmbledhje e ecurisë së sotme, të Testit të Maturës (Video)

Shpërndarjen e pyetjeve dhe përgjigjeve të Testit të Maturës nëpër rrjetet sociale assesi nuk po mund ta ndalë Ministria e Arsimit.

Pavarësisht masave të shtuara që janë ndërmarrë, edhe në pjesën e dytë të Testit të Maturës për vitin 2016, përgjigjet e pyetjeve të testit janë publikuar në rrjetin social facebook, vetëm pak minuta pasi ka nisur zyrtarisht mbajtja e tij, raporton KTV.

Ministria e Arsimit gjatë ditës ka paralajmëruar të gjitha Qendrat se në rast manipulimi, testi do të anulohet dhe përgjegjësit do të ballafaqohen me masa.

Por, në përmbyllje, kryetari i Këshillit Shtetëror të Maturës, Azem Guri, ka thënë se pjesa e dytë e testit është organizuar dhe administruar mirë, duke ruajtur kredibilitetin e një procesi real dhe të rëndësishëm.

Edhe nxënësit të cilët iu nënshtruan provimit, thonë se nuk kanë pasur mundësi për të kopjuar dhe se gjithçka ka shkuar siç duhet.

Exit mobile version