Site icon Telegrafi

Përmbaruesit nuk do të bllokojnë llogaritë e personave me ndihmë sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Oda e Përmbaruesve në Maqedoni kanë nënshkruar memorandum, me të cilin përmbaruesit detyrohen të mos i bllokojnë llogaritë e personave të cilët marrin ndihmë sociale.

“Nënshkrimi i memorandumit me Odën e Përmbaruesve bëhet për një qëllim të vetëm – t’i mbrojmë të drejtat e personave që janë në rrezik social, me atë që do të ndalojmë që të mos bllokohen llogaritë e tyre”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nënshkruesit e memorandumit ranë dakord që të zbatojnë standardet më të larta të sjelljes etike dhe ligjore gjatë zbatimit të këtij memorandumi dhe detyrohen të sigurojnë sistem për mbrojtjen e të dhënave nga keqpërdorimi i paautorizuar./Telegrafi/ 

Exit mobile version