Edhe pse ndryshimet në ligjet për marrëdhënie obligacionesh dhe përmbarim ka më shumë se 6 muaj që janë në fuqi, përmbaruesit po shkelin aktet e miratuara lidhur me parashkrimin e kërkesave ndaj qytetarëve debitorë, tha Avokati i Popullit në konferencën e sotme.
Sipas tij, me ndryshimet, kërkesa vjetrohet nëse në afat prej 5 vitesh nga vlefshmëria e shkresës së përmbarueshme, përmbaruesit nuk i paraqitet propozim për përmbarim, ose i paraqitet kërkesë për përmbarim, por brenda 10 viteve kjo nuk është bërë. Por, përmbaruesit refuzojnë kërkesat për ndërprerjen e kërkesave, tha Avokati i Popullit.
“Ankesat e qytetarëve që kërkonin ndihmë nga Avokati i Popullit vazhduan të vinin vazhdimisht. Për arsye se përmbaruesit refuzojnë kërkesat për pushimin e padisë, përkatësisht nxjerrjen e konkluzionit për ndërprerjen e procedurës”, tha Avokati i Popullit, Naser Ziberi.
Edhe pse sipas nenit 86 të Ligjit për Përmbarim, çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë kundërshtim në Gjykatën Themelore, sipas Avokatit të Popullit, shumica e gjykatave i refuzojnë kundërshtimet, ndërsa një pjesë më e vogël i pranojnë. Të tilla janë gjykatat në Manastir dhe Kumanovë.
Por praktikat e tyre pozitive hidhen poshtë nga gjykatat e apelit. Zieberit i është thënë prej tyre se pezullimi i procedurës përmbarimore nuk është në Ligjin për përmbarim dhe se përmbaruesit nuk janë kompetent për të vlerësuar vjetërsinë e lëndëve.
Ndërsa, nga Oda e Përmbaruesve është njoftuar se Ministria e Drejtësisë nuk ka miratuar akt nënligjor për formularin e veprimeve të përmbaruesve.
Nga neni 93 i Ligjit për përmbarim thuhet qartë se kur ndalon përmbarimi, shtoi Avokati i Popullit. Sa i përket nevojës për ndryshime në akte nënligjore, edhe pse Avokati i Popullit ka kërkuar mendim nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria, ka marrë përgjigje negative nga të dyja institucionet./Telegrafi/