Policia antiterror ka gjetur në telefonin e terroristit të Nices një mesazh që mund t’u vijë në ndihmë hetimeve mbi sulmin e përgjakshëm me kamion në lungomaren e qytetit.
Në mesazhin e zbuluar në telefonin e Mohamed Lahouaiej Bouhlel thuhet: “E mora materialin”.
Ky zbulim mbështet teorinë e hetuesve francezë se një rrjet i fshehtë i lidhur me ISIS-in mund të ketë planifikuar sulmin që u mori jetën 84 njerëzve, shumë prej të cilëve fëmijë.
“]
Por ajo që mbetet ende e paqartë është nëse “materiali” janë armët që u gjetën në kamion apo diçka tjetër.
Hetuesit francezë thonë se në ditët e mëparshme, 31-vjeçari Bouhlel kishte kaluar dy herë me kamion në zonën ku kreu sulmin.
Duket se ai e ka vëzhguar mirë zonën, duke e testuar me mjetin me të cilin do të kryente masakrën mbrëmjen e 14 korrikut.
Pas sulmit, hetuesit gjetën në telefonin e tij mesazhin dalës.Ekspertët e hetimeve thonë se po gjurmojnë numrin e marrësit të mesazhit si dhe po analizojnë kompjuterin e Bouhlel për të zbuluar nëse ai ka komunikuar me të tjerë para ngjarjes.